Armend Muja nga LVV ka komentuar gjendjen akutale në Mitrovicë, ku sipas tij brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura, 17 vota i përkasin kandidatit të PDK, 10 kandidatit të VV-së, përcjell KosovaPost.
“Gjatë rifillimit të procesit të numërimit janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga këto, 43 kanë rezultuar të papërdorura, ndërsa 32 të përdorura në procesin zgjedhor,” ka deklaruar Armend Muj. Ai ka bërë të ditur se nga fletëvotimet e përdorura, 17 i përkasin kandidatit të PDK-së, 10 kandidatit të LVV-së, ndërsa 5 janë pa numër serik.
“Defekti teknik është identifikuar dhe dokumentuar. Shpërputhjet në numrat serikë kanë ndodhur për shkak të një problemi në një nga kokat e printimit, dhe përjashtohet çdo mundësi ndërhyrjeje të jashtme apo falsifikimi,” ka theksuar Muja.
Sipas tij, çdo fletëvotim ka qenë i pajisur me elemente sigurie dhe i gjurmueshëm në sistem.
“Asnjë fletëvotim nuk ka dalë jashtë kontrollit. Procesi i numërimit është zhvilluar nën vëzhgim të subjekteve politike dhe institucioneve përkatëse, duke garantuar transparencë dhe integritet të plotë zgjedhor,” ka shtuar ai.



Të tjera
Po shihet një pjekuri e re politike, sinjal i mirë për vendin
Arr*estohen tre të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Truku i thjeshtë që i bën fotografitë interesante