Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së

Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së

Shefi i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, ka përshkruar sot përjetimin e ndodhur gjatë bllokimit të GPS-it në fluturime të ndryshme, pasi një aeroplan ku ndodhej presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dyshohet se u shënjestrua qëllimisht.

Breuer, gjenerali më i lartë në Bundeswehr-it, tha se kishte hasur bllokim të GPS një herë gjatë një fluturimi mbi detin Baltik dhe një herë tjetër gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake në Lituani.

“Pilotët zakonisht kanë aftësi për ta anashkaluar një ndërhyrje të tillë”, tha ai.

Sipas tij, nuk ishte e qartë nëse bllokimi në ato raste kishte si shënjestër avionin e tij apo ishte pjesë e një fushate më të gjerë.

“Aktualisht jemi nën sabotim dhe spiunazh të vazhdueshëm si dhe subjekt i ndikimeve dhe veprimeve hibride, të cilat shumë shpesh mund t’i gjurmojmë tek aktorë shtetërorë dhe, në shumë raste, tek Rusia”, theksoi Breuer.

Inspektori i Marinës, Christian Kaack, shtoi se ndërhyrjet ndaj GPS janë të zakonshme si ndaj objektivave ushtarake, ashtu edhe civile.

“Avioni i Von der Leyen përjetoi një ndërhyrje  në sistemin GPS gjatë një fluturimi për në Bullgari”,  tha një zëdhënëse e Komisionit.

Ajo shtoi se autoritetet bullgare dyshojnë se Rusia qëndron pas këtij sulmi./rtk