Starmer pranon goditjen ekonomike të Brexit-it: Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer,  duke mbajtur një fjalim sot mbi ekonominë e vendit ka komentuar në lidhje me ndikimin që ka pasur dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian pesë vite më parë.

Mbretëria e Bashkuar duhet të “përballet me realitetin” se marrëveshja e Brexit-it “dëmtoi ndjeshëm ekonominë tonë”, tha kryeministri, sipas citateve të raportuara nga agjencia e lajmeve PA Media.

“Le të jem shumë i qartë, nuk ka asnjë vizion ekonomik të besueshëm për Britaninë që nuk na pozicionon si një ekonomi të hapur dhe tregtare. Pra, të gjithë duhet të përballemi me realitetin se marrëveshja e Brexit-it që kemi arritur e dëmtoi ndjeshëm ekonominë tonë , prandaj, për rimëkëmbjen ekonomike, duhet të vazhdojmë të zvogëlojmë fërkimet”, deklaroi Starmer.

Ai shtoi se Britania duhet të vazhdojë të ec drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me BE-në dhe se duhet të jenë të gatshëm për të pranuar se kjo do të kërkojë kompromise.