Chelsea po dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit francez Michael Olise.
Londinezët janë ndër skuadrat favorite për të nënshkruar me yllin e Crystal Palace, edhe pse kanë konkurrencën e madhe të Manchester Unitedit.
Crystal Palace nuk është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës për një shumë më të vogël se 70 milionë euro.
Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë të përfshijë ndonjë futbollist në mënyrë që të bindin rivalin lokal për transferimin e Olises.
Daily Mail ka raportuar se ylli shqiptar Armando Broja dhe mbrojtësi anglez Trevoh Chalobah pritet të përfshihen në ofertën e Chelseat për të arritur te Olise.
Gjithnjë sipas tabloidit britanik, me dy lojtarët që pritet t’i ofrojë Chelsea mund të plotësojë kërkesat e Palace që ta lejojnë largimin e Olise për tu transferuar në Stamford Bridges.
Të tjera
Çiftet e lumtura kanë dy tipare të përbashkëta
Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt
Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe në mbarë botën