Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky institucion kishte nisur vitin e kaluar fazën pilot të projektit me vendet kandidate, por Kosova atëherë nuk ishte përfshirë, pasi ende nuk kishte status kandidati.
“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.
Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.
Të tjera
Rregullat bazë për të pasur një lidhje të shëndoshë
Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë