Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet e deritanishme të negociuara nga Brukseli.
“Në fakt nuk ka dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit por ka dialog mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk shkojnë përfaqësuesit e qyteteve por përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve. Dialogu në Bruksel ka pasur dy objektiva kryesore: objektiva e parë është normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe objektiva e dytë është mbështetja e palëve në zbatimin e marrëveshjeve paraprake. Ndërkohë kemi pasur ndërhyrje nga vendet mike me një marrëveshje të ndërmjetme e cila njihet si “Marrëveshja Bazike e Brukselit” apo “Marrëveshja e Ohrit” e cila përfshin edhe marrëveshjet e tjera paraprake”, tha ai për DW.



Të tjera
Efektet anësore të punës në zyrë
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën