Kuvendi Popullor bullgar këtë javë vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore.
Kufizimi vlen për produktet e naftës për të cilat ekziston rreziku i rritjes artificiale të çmimeve. Arsyeja kryesore lidhet me nevojën për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburanteve, në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kompanive energjetike ruse, përfshirë grupin “Lukoil”.
Ndalimi nuk do të aplikohet për furnizimin dhe rimbushjen e mjeteve lundruese dhe ajrore lokale dhe të huaja, si dhe për furnizimet brenda BE-së për forcat e armatosura të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, raporton RTV i Bullgarisë.



Të tjera
Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gjithë njerëzimi
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me formacionin që do të luajë ndaj Kosovës