Ndeshja Go Ahead Eagles – Stuttgart në Europa League u fitua bindshëm 4-0 nga gjermanët, por një incident i shëmtuar në minutën e 74-të mori vëmendjen kryesore.
Sulmuesi suedez i Eagles, Victor Edvardsen, u kap nga kamerat duke bërë një gjest nënçmues ndaj mesfushorit të Stuttgartit, Angelo Stiller.
Sipas mediave holandeze, Edvardsen tallte hundën e Stillerit, një veprim që u interpretua si ofendim ndaj pamjes së tij fizike.
Stiller ka lindur me çarje në buzë (cleft lip), një detaj i njohur publikisht, prandaj gjesti u konsiderua veçanërisht i ulët dhe i ndjeshëm.
Pamjet e incidentit shkaktuan reagime të forta menjëherë pas ndeshjes, duke përfshirë edhe kritikat e ish-yllit holandez Wesley Sneijder, i cili tha se “këto gjeste janë shumë të gabuara” dhe kërkoi që Edvardsen të kërkojë falje.
Lojtari suedez justifikoi sjelljen e tij duke thënë se “emocionet e kishin kapluar”, dhe se nuk e di nëse do të kërkojë falje, por mund ta bëjë nëse takohet me Stillerin sërish.
Incidenti pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore dhe ka hapur debat të gjerë për sjelljen e lojtarëve në fushë dhe respektin mes profesionistëve.



Të tjera
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë