Analisti politik Burim Ramadani ka parashikuar një vonesë të konsiderueshme në formimin e Qeverisë së re, duke thënë se para muajit qershor është e vështirë të pritet një ndryshim në ekzekutiv.
Sipas tij, vonesa po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhje, nuk e ka shumicën parlamentare për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar qeverinë.
“Nëse VV do ta kishte shumicën, Kuvendi do të ishte konstituuar që të martën, apo ndoshta edhe sot. Por, thjesht nuk e ka shumicën! Prandaj, po e bllokon!”, shkruan ai.
Sipas Ramadanit, Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë që ka të drejtën për të propozuar mandatarin për formimin e qeverisë, ka gjasa të dështojë në këtë përpjekje.



Të tjera
ZRrE u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve për kursim të energjisë elektrike
Protesta në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë
Çiftet të cilët zihen e duan njëri-tjetrin, 9 fakte