Në prag të zgjedhjeve, një delegacion i PACE vjen në Kosovë

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Një rast dhune në familje është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku një person dyshohet të jetë sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Viktima thuhet se ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa e dyshuara është intervistuar nga autoritetet dhe, pas përfundimit të procedurave hetimore, është liruar me vendim të prokurorit.

“Dyshohet se viktima mashkull kosovar (m/k), është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar (f/k)-bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara dhe pas përfundimit të procedurave me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./