Prej disa kohësh këngëtari i njohur Butrint Imeri dhe modelja turke Sezen Cifcioglu po shijonin një romancë dashurie. Dyshja e bënë të ditur lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale ku shfaqeshin më të dashuruar se kurrë.
Por së fundmi duket se çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre të shkurtër, pasi modelja ka fshirë në profilin e saj fotot me Butrintin si edhe ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Teksa Sezen është pyetur për fotot e fshira dhe heqjen e follow-t, modelja ka pretenduar se romanca mes tyre ka qenë një lajm i rremë dhe se ata të dy kanë qenë vetëm shokë.
“Lajmi është i rremë dhe personi në fotot e mija është shoku im. Unë nuk e meritoj të përflitem në këtë mënyrë. Nuk kam qenë e lidhur me Butrintin” është përgjigjur modelja për ZoneVip.
Ndër të tjera Sezen është shprehur se ata nuk janë më shokë, prandaj edhe nuk ndiqen më në rrjetet sociale
Të tjera
Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt
Xhaka i pati tri oferta serioze, por në fund e zgjodhi Sunderlandin
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit