Analisti Viktor Buzhala ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në prag të balotazhit, duke paralajmëruar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë të kujdesshëm ndaj, siç thotë ai, “lojës së përbashkët” të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas Buzhalës, në disa komuna është vërejtur një strategji e ngjashme nga kandidatët e këtyre partive për ta paraqitur Vetëvendosjen dhe kandidatët e saj si “agresivë dhe të pacivilizuar”, me qëllim që të dëmtohet imazhi i tyre në opinion, përcjell “Bota sot”.
Kandidatët e Vetëvendosjes në balotazh duhet të kenë kujdes nga loja e PDK dhe LDK. U vërejt në debatin për Prizrenin, që kandidati i PDK’së me çdokusht u mundojke me e nxjerrë Abrashin e VV’së si agresiv dhe të pacivilizuar. Njëjtë veproi kandidati i PDK në Vushtrri ndaj kandidatit të VV, duke e denoncu edhe në polici. Njëjtë po veprohet edhe në Obiliq.



Të tjera
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Këto janë punët më stresuese në botë
Pesëmbëdhjetë minatorë të vrarë nga greva ruse në Ukrainë, thotë kompania e energjisë