Reali dhe trajneri Çabi Alonso janë në një situatë surealiste lidhur me çështjen Vinicius. Nga pretendenti për “Topin e Artë” në një lojtar stoli, por trajneri çështjen e tij e ka mbyllur me një buzëqeshje dhe një fjali. “Më të do flas më vonë, besoj do më kuptojë. Më pas gjithçka për sfidën kundër Espanjol të shtunën.
“Espanjol është në formë të mirë, dhe ne jemi gjithashtu plot energji dhe të etur për ta zgjeruar këtë vrull. Ata janë një kundërshtar me ritëm dhe intensitet të mirë, por ne po luajmë në shtëpi dhe duam të luajmë një ndeshje të mirë, të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë.”
Mungesa e Hajsen-“Nuk më habit. Do të doja një vendim tjetër, por ai nuk do të jetë i disponueshëm. Nuk mund të luanim për 60 minuta me një lojtar më pak dhe është më mirë ta lëmë aty sepse nëse pranon një gabim, duhet të ketë pasoja.”
A do të kthehet Valverde në skuadër? “Fede do të luajë në mesfushë, që është pozicioni i tij. Ditën tjetër ai i dha ekipit atë që i nevojitej dhe kolektivisht ishte shumë bujar. Ai është themelor për sistemin dhe shpresojmë se nuk do të duhet të luajë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por nuk mund të thuash se nuk do të ketë kurrë.”
Mbape- “Do të ketë shumë ndeshje, dhe nëse ai nuk fillon në asnjërën prej tyre, duhet ta marrë me qetësi. Nuk mendoj se ndonjë lojtar do të luajë në çdo ndeshje. Është shumë e rëndësishme, por duhet të jesh i vetëdijshëm për ngarkesën, dhe do të ketë disa që nuk do të luajnë. Kemi luajtur pesë ndeshje, dhe ndoshta do të duhet të presim dhe të shohim se ku shkojnë gjërat.”
Pozicioni i Kamavingës- “Si mesfushor. Ai është padyshim aq i kompletuar sa mund të luajë në shumë pozicione, si Valverde. Por unë e shoh atë në mesfushë, si një gjashtë ose tetë. Ai ka shumë aftësi dhe tani duhet ta integrojmë atë në cilësinë e ekipit, si me top ashtu edhe pa të. “Çfarë sjell Rodrigo? “Cilësia e tij, aftësia e tij për të ecur përpara, aftësia e tij për t’u lidhur… por Vini e ka edhe këtë. Si që nga fillimi ashtu edhe kur doli nga stoli, ndikimi i tij ka qenë shumë i mirë”.



Të tjera
FFK-ja deklarohet pas shortit të Botërorit
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare
U nis në ShBA pasi kreu misionin në Kosovë, por ushtares amerikane i vidhet velloja në aeroport