Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo
aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e
tepërt. Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e
dëmtojnë organizmin.
Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me
kanellë, që sipas ekspertëve, ofron një rënie të shëndetshme nga pesha. Për më
tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.
Si Të Përdorni Çajin e Dafinës dhe Kanellës Kundër Mbipeshës
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se
çaji i dafinës dhe kanellës është një pije e shkëlqyer dhe e shëndetshme.
Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme
për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit.
Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e
depozitave dhjamore në trup.
Të jemi të qartë, kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse
konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.
Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që
përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.
Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e
sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat.
Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore
nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Akumulimi i lëngjeve në inde e bën më të vështirë rënien nga
pesha, por dafina e lehtëson atë.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe
rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë,
1 lugë çaji me kanellë pluhur,
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas
gjethet e dafinës.
Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5
minuta.
Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë derisa
lëngu të ketë një nxehtësi normale.
Kullojeni atë dhe servireni në filxhan duke e ëmbëlsuar me
mjaltë.
Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër
gjatë ditës.
Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht dhe nëse
doni edhe më shumë për rezultate më të plota.
Për personat që vuajnë nga probleme shëndetësore
rekomandohet më parë konsulta me mjekun.



Të tjera
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?
Rozeta Hajdari: Nuk ishte patjetër të bëhesha ministre, rëndësi ka kombinimi i duhur