Kuvendi i Kosovës e ka thirrur për nesër seancën për votimin e Qeverisë së re, me fillim nga ora 14:00.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Musli Krasniqi, nga Zyra për Media e Kuvendit.
Ai bëri me dije se paraprakisht, nga ora 11:00, do të mbahet një seancë për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së.
Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.
Osmani kishte deklaruar se Konjufca dhe VV kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, sa janë të nevojshme për votimin e Qeverisë.
Afati 15 ditor që ka Konjufca për ta prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar, përfundon pikërisht nesër.



Të tjera
Gratë pushojnë 5 orë më pak se meshkujt
Kosova e meriton të marrë statusin e vendit kandidat
Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA