Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në këtë sulm, më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh të udhëhequr nga Milan Radojçiq vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Për rastin e Banjskës të akuzuar janë 45 persona, por deri tani në masë të paraburgimjt janë vetëm Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin