Zëvendës-kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, shpreson që bashkëlojtari i tij i ri, Kylian Mbappe, të mos tregojë formën e tij më të mirë në Euro 2024.
Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Evropian, por bashkëlojtari i tij, Carvajal, nuk i shpreson ditë të mira.
“Uroj që ai [Mbappe] të mos ketë një Euro 2024 të mirë, por që ai të jetë versioni i tij më i mirë nga gushti e tutje”, ka thënë fillimisht Carvajal për Marca.
“Mbappe është lojtar i klasit botëror. Lojtarët më të mirë duhet të luajnë në ekipin më të mirë”, përfundoi ylli i Real Madridit.
Carvajal flet sepse shpreson që Mbappe të mos shkatërrojë shanset e Spanjës për të fituar Euro 2024, kur dihet se Franca është favoriti kryesor.
Megjithatë, Mbappe nuk është ende rivali më i madh i Spanjës. Së pari ata duhet të mundin Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë për t’i shpëtuar fazës së grupeve.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?