Kryeministri në detyrë, Albin Kurti thotë se vendimi për ndarjen e shtesave të fundvitit prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët nuk është asgje e re, por e re është se qeverisja e tij do të vazhdojë edhe për një mandat.
Dje qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë nga 100 euro mbështetje për fëmijët dhe pensionistët.
Kurti këtë vendim e komentoi pas përurimit të stadiumit në komunën e Shtimes. Ai tha se shtesat në kohë festash si qeveri i ka ndarë edhe dy vitet paraprake.
“A kanë qenë ato shtesa edhe vitin e kaluar, a kanë qenë edhe para vitit të kaluar çdo herë para vitit të ri kur kemi dimër dhe kemi festa ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët nuk ka asgjë të re në këtë aspekt. E re është qeverisja jonë e cila do të vazhdojë edhe mandatin e tretë”, tha ai.
Vendimi i qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave të fundvitit në vlerë prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët u kritikua duke u konsideruar si vendim për blerje votash meqenëse vendi ndodhet në fushatë zgjedhore.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar qeveria e Kosovës në prag të festave të fundvitit kishte ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.



Të tjera
Stadiumi i Shtimes shndërrohet në arenë moderne, investohen rreth 2.5 milionë euro
Si t’i kombinoni ngjyrat neutrale
Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët