Nevoja që rekomandimet e Komisionit të Venecias të trajtohen me kujdes dhe të integrohen në pakon e ligjeve ishte mesazhi kryesor i Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjatë pjesëmarrjes së tij në punëtorinë tematike për Reformën në Drejtësi.
Ministria e Drejtësisë njofton se Sallahu është shprehur i kënaqur me angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë në inkorporimin e komenteve të Komisionit, duke theksuar se ato do të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë punëtorisë, e cila u organizua nga Ministria e Drejtësisë dhe u mbështet nga UNDP, u paraqitën gjetjet kryesore për të gjashtë aktet ligjore dhe u diskutuan rekomandimet e ndryshme të Komisionit të Venecias.
Në takim mori pjesë grupi i ngushtë punues që po adreson rekomandimet që burojnë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof