Çeku inspekton restaurimin e dy xhamive në Prishtinë dhe Ferizaj

Çeku inspekton restaurimin e dy xhamive në Prishtinë dhe Ferizaj

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka inspektuar punimet në restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë dhe Xhamisë së Mulla Vesel Gutës në Ferizaj, ku ka qenë i shoqëruar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe zyrtarë të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës, përcjell KosovaPost.

Çeku ka bërë të ditur se të dy objektet, të cilat konsiderohen asete të rëndësishme të trashëgimisë islame, po rikonstruktohen me kujdes për t’u rikthyer në funksion për komunitetin, duke ruajtur vlerat historike dhe shpirtërore.

Ministria e Kulturës ka ndarë 1.5 milionë euro për restaurimin e xhamisë në Ferizaj, ndërsa 600 mijë euro janë dedikuar për Xhaminë e Sudi Efendisë në Prishtinë. Të dy projektet po realizohen në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, si pjesë e angazhimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në vend.

“Këto asete të rëndësishme po restaurohen me kujdes dhe po rikthehen në funksion të komunitetit, duke ruajtur vlerat e tyre historike dhe shpirtërore.
Për restaurimin e Xhamisë në Ferizaj kemi ndarë 1.5 milion euro, ndërsa 600 mijë euro për Xhaminë e Sudi Efendisë. Të dy projektet po realizohen në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, si pjesë e angazhimit tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në gjithë vendin.”, ka shkruar ai.