Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës dhe ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur sot në kabinet yjet e mbrëmjes gala të festivalit tashmë tradicional Ramë Lahaj International Opera Festival (RLIOF), përcjell KosovaPost.
“Nga skenat më prestigjioze të operës në botë, Ramë Lahaj çdo vit kthehet në Prishtinë për ta ndarë suksesin me publikun e tij, përmes festivalit RLIOF që tashmë është bërë traditë.”, ka shkruar Çeku.
Ai ka njoftuar se Koncerti i madh do të mbahet më 2 gusht në sheshin “Skënderbeu”, ku artistët do të performojnë nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Shqipërisë.
“Bashkë me të, pritëm në kabinet sopranon Nino Machaidze, basin Dario Russo dhe dirigjentin e mbrëmjes Roberto Rizzi Brignoli, yjet e mbrëmjes gala që do të mbahet më 2 gusht në sheshin Skënderbeu, nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Shqipërisë.”, ka njoftuar Çeku.

Festivali RLIOF 2025, që ka zgjatur 11 ditë, ka sjellë një sërë aktivitetesh dhe koncertesh të ndryshme të muzikës operistike. Me këtë mbrëmje gala, festivali përmbyll me sukses edicionin e sivjetshëm.
Në fund të postimit, ministri Çeku shprehu falënderimet dhe urimet për organizatorët, duke i vlerësuar për punën e tyre të palodhshme.



Të tjera
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së vjetër të Pejës
Kurti thyen rekordin e votave, lideri më i votuar në historinë e zgjedhjeve
Katër gabime që bëni në mëngjes