Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka vizituar Teatrin ODA ku ka ndjekur shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai tha se kjo shfaqje na fton të reflektojmë mbi faljen, drejtësinë dhe shpresën në kohë të trazuar, duke u bazuar në dy nisma të rëndësishme historike, Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë dhe Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut.
“Përgëzime ekipit të jashtëzakonshëm të shfaqjes, Qendrës Multimedia dhe Teatrit ODA për këtë realizim të thellë dhe të fuqishëm.”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland