Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Çarshia e vjetër e Pejës po bëhet me plan të menaxhimit 10-vjeçar, përcjell KosovaPost.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çeku u shpreh se përgjatë mandatit të kaluar janë kryer në mori restaurimesh, teksa plani i menaxhimit është një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë, shkruan IndeksOnline.
“Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës – QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.
Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës” shkroi Çeku.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Çarshia e Vjetër e Pejës bëhet me Plan të Menaxhimit 2025–2035
Në mandatin tonë, në trashëgiminë kulturore të Pejës është investuar si asnjëherë më parë.
Kemi restauruar asete të shumta, ndër to: kullën e Fazli Buqollit në Raushiq, kullën e Sheremetit, shkollën e parë shqipe, dyqanin e Musa Goranit në Çarshinë e Pejës, mullirin e Çal Malushit në Kotradiq, konakun e Mahmut Begollëve, kullën e Goskajve, ndërsa shumë të tjera janë në proces restaurimi.
Tash kemi miratuar edhe Planin e Menaxhimit për Çarshinë e Vjetër, një dokument strategjik që vendos kornizën për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e Çarshisë së Vjetër të Pejës.
Dokumenti është hartuar nga profesionistë të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës – QRTK Pejë, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatat joqeveritare në Pejë, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe OSBE.
Plani orienton zhvillimin urban në përputhje me trashëgiminë kulturore dhe synon përmirësimin e hapësirave publike, për të rritur cilësinë e jetës dhe përvojën e vizitorëve, duke nxitur njëkohësisht turizmin kulturor, ekonominë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Gjatë vitit 2026 do të vazhdojmë me investime në tërësinë urbanistike të Çarshisë së Pejës.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para gjumit
Refuzohet kërkesa e Jakup Krasniqit për lirim me kusht
Kolonët e paligjshëm izr@elitë lëndojnë 15 palestinezë dhe për*dhosin një xhami në Bregun Perëndimor