Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka vizituar Qendrën Historike të kryeqytetit, ku pa nga afër shkollën e parë shqipe, tregun dhe punën e zejtarëve që ruajnë mjeshtërinë dhe traditën artizanale të brezave.
“Qendra historike e Prishtinës është vendi ku çdo objekt, e secila rrugicë flet për trashëgiminë, historinë, artin dhe kulturën tonë. Është zemra e kulturës së qytetit dhe një potencial i madh turistik që nuk është shfrytëzuar,” theksoi Çeku.
Në kuadër të platformës “Prishtina 2035”, ai prezantoi planin për transformimin e kësaj zone në një hapësirë të gjallë dhe atraktive: restaurimin e shtëpive historike, gjallërimin e hapësirave publike, ringjalljen e artizanatit dhe kulturës lokale, si dhe krijimin e një zone ku historia, arti dhe turizmi bashkohen.
“Ne duam që çdo turist që vjen në Kosovë të mos largohet pa e vizituar këtë zonë të Prishtinës. Trashëgimia jonë kulturore duhet të kthehet në burim krenarie dhe zhvillimi për Prishtinën tonë,” tha Çeku.



Të tjera
Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë
Jo ushqim pas orës 7 të mbrëmjes
Humbni peshë duke ngrënë dardha