Cenaj, Kulla 'Eksod 99'- Kjo që shihet nga fotografitë e luftës në Kosovës nuk është asgjë tjetër përveçse gjenocid!

Cenaj, Kulla ‘Eksod 99’- Kjo që shihet nga fotografitë e luftës në Kosovës nuk është asgjë tjetër përveçse gjenocid!

Kukësi në çdo cep të tij mbart një pjesë të historisë së Kosovës më vete.

Qendra e qytetit në afërsi të xhamisë, është vendi ku u vendosën për herë të parë me dhjetra-mijëra të dëbuar.

Nga aty ne u zhvendosëm drejt Muzeut Etnograf të Qytetit ku gjendet ‘Kulla Eksod 99’.

Rreth nëntë kate e lartë, me pamje që të marrin frymën, fotografi të fëmijëve të masakruar, krime nga më çnjerëzoret, që lënë pa fjalë çdo mendje njerzore normale.

Dhe siç tha edhe ciceroni i Muzeut, Liridon Cenaj, kjo që shihet nuk është asgjë tjetër përveçse gjenocid.

Cenaj na potencoi se disa prej fotografive janë larguar nga muret pasi pamjet ishin të tmerrshme dhe ndikonin keq tek vizitorët dhe familjarët që vinin aty.

“Muzeu ndahet në dy institucione, është ‘Muzeu Etnografik’ dhe ‘Kulla e Eksodit 99’. Kulla ‘Eksod 99; është rreth 9 kate dhe ka më shumë fotografi nga eksodi i Kosovës. Duke qenë se eksodi i Kosovës është një luftë që ndodhi tani shpejt, unë kam qenë 7 vjeç dhe e mbaj mend shumë mirë. Unë jam patjetër ciceron por kur rrëfej historinë e kësaj lufte, përballem me shumë skena që i kam pa vetë dhe nuk janë vetëm skena që i kam lexu diku por skena të jetuara. E mbaj mend Kukësin një qytet me gati 20 mijë banorë u kthye në kryeqendër e botës me 450 mijë të strehuar”

“Sa i përket Kullës së Eksodit ka fotografi nga lufta e fundit në Kosovë, një luftë shumë e përgjakur. Shpesh dëgjoj se nuk ishte gjenocid, ju i patë vetë fotografitë, ku ka edhe fëmij të vdekur, të gjymtuar, dhe ku vriten civilët është gjenocid. Jo pa qëllim mund të quhet ‘Eksod’ sepse njerëzit u detyruan të iknin nga vendi i tyre. Kukësi u bë një qendër shumë e rëndësishme dhe kjo është arsye pse ndodhet Kulla pikërisht këtu sepse të ardhurit e parë u vendosën në qendër të Kukësit. Me datën 27 mars erdhën njerëzit e parë nga Zhuri dhe Prizreni por kuksianët dhe mbarë shqiptaria kanë një shprehje shumë të bukur ‘bukë ekripë e zemër të madhe’ .

“Fotografitë janë edhe nga Televizioni i Kukësit. Televizioni dhe Radio Kukësi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për gjetjet e njerëzve të humbur” tha Cenaj për dokumentarin ‘Expose’, raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/