Gjatë zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, pati edhe “korrupsion” votash.
Sipas Policisë të Kosovës, të premten një person në Graçanicë u arrestua për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votim”.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 17.10.2025 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Me 17.10.2025 është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës femër kosovare, e cila ka telefonuar ankuesin mashkull kosovar, duke e pyetur se a kishte votuar në ditën e zgjedhjeve. E dyshuara është identifikuar dhe është intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.



Të tjera
Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve
Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999