Java Kulturore Japoneze solli artin dhe shpirtin e Japonisë më pranë përmes ceremonisë së çajit japonez e cila u zhvillua mbrëmë në Vilën 31.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të përjetojnë nga afër artin dhe filozofinë e kësaj tradite shekullore, e cila mishëron harmoninë (和 – Wa), respektin (敬 – Kei), pastërtinë (清 – Sei) dhe qetësinë (寂 – Jaku) – vlerat thelbësore të kulturës japoneze.
Të pranishmit përjetuan qetësinë dhe elegancën e ritualit të çajit japonez, të udhëhequr nga një mjeshtër japonez i çajit.
Aktiviteti ofroi një mundësi për të kuptuar thelbin e harmonisë, respektit dhe qetësisë shpirtërore, ndërsa të pranishmit mësonin rreth përgatitjes së çajit matcha, simbol i kulturës japoneze, dhe e shijonin atë në një atmosferë autentike dhe relaksuese.
Ky aktivitet kushtuar ceremonisë tradicionale të çajit japonez (Chadō), u organizua nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri.
Të tjera
Dorëheqja që po kërkohet në PDK: Si e gaboi Memli Krasniqi strategjinë me Lladrovcin
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike