Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ua ka kujtuar anëtarëve të Qeverisë se duhet të japin dorëheqje, siç e thekson Ligji për Qeverinë i miratuar në vitin 2022.
Ky reagim, vjen pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 16:00 pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas ligjit, nëse anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet, duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Theksojmë se asnjëri nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ka dhënë ende dorëheqje, ndërsa nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjnë gjatë ditës.
“Dje KQZ-ja ka njoftu se sot në ora 16:00, i certifikon zgjedhjet
Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1. e Ligjit 08/L-117 për Qeverinë, ligj ky i miratuar në vitin 2022
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami



Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës