Ishte 9 vjeç kur Mallorca fitoi Kupën, Muriqi: Në atë moshë punoja, futbolli pas luftës ishte një hobi

“Çfarë bëri Vedat Muriqi? Performancë që trondit Real Madrid

Reali i shtrirë për toke, Spanja e tronditur nga Muriqi, goli i 19-të në kampionat dhe tani ka katër më pak se Kylian Mbappe në krye të shënuesve.

Mallorca e ka mposhtur me rezultat 2:1 Real Madridin.

Morlanes në minutën e 41-të shënoi për epërsinë e vendasve.

Futbollisti Eder Militao shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë, 1:1.

Në minutën e 90+1 Muriqi e shtang Real Madridin, 2:1.

Pas javës së 29-të në kampionatin spanjoll, Reali është në vend të dytë me 69 pikë. Mallorca në të 17-tin me 31 pikë.