Çfarë do të jetë rezultati nesër unë mburrem me këta futbollistë që i kam – Ekonomia Online

Çfarë do të jetë rezultati nesër unë mburrem me këta futbollistë që i kam

Selektori i Turqisë në konferencën e mbajtur para lojës me Kosovën ka numëruar fitoret që ka pasur Turqia në kampionate.

Ai ka thënë se cili do që të jetë rezultati me Kosovën, prapë do të mburret me futbollistët që ka.

“Së pari deshta me ju përshëndet, që dy vjet e gjysmë jam si selektor i reprezentacionit të Turqisë dhe jam shumë i kënaqur dhe jam i lumtur që jam selektor i këtij reprezentacioni dhe kam përkrahjen e plotë të kryetarit Haxhi Osmanollu dhe ju e dini që të gjitha këto suksese që i kemi bë janë nga futbollistët, dhe e dini që kemi dalë si lider me dy vjet e gjysmë sa jam selektor, ndeshjen e parë kemi fituar kundër Kroacisë si mysafir dhe kemi dalë në kampionatin evropian , kemi dalë lider si nga grupi dhe kemi marrë pjesë që kemi qenë shumë të suksesshëm në kampionatin evropian, kemi dalë në grupin A të Ligës së Kombëve dhe tash të gjitha këto unë ia përshkruaj lojtarëve të mi të cilët i respektoj si fëmijët dhe vëllezërit e mi dhe kam edhe një herë mbështetjen e plotë të kryetarit Haxhi Osmanollu dhe të gjithë ata futbollistë të tjerë që nuk janë këtu e që janë të gjithë unë i përshëndes dhe sot desha me u liru pak kështu se nesër nuk e di, ndoshta do të jem i lodhur si në këtë konferencë shtypi edhe çfarë do të jetë rezultati nesër unë mburrem me këta futbollistë që i kam”, tha Montella në konferencë.