Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor.
Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të.

Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë. Jo, more vëlla.”
Më pas, ai afrohet te dushi, fut kokën brenda dhe kërkon një puthje nga Egli, të cilën edhe e merr, ndërsa çifti shkëmben një moment të ëmbël dhe intim.
Momenti shkaktoi të qeshura dhe u komentua menjëherë në rrjet, ku shumë fansa e panë si një mënyrë argëtuese me batuta spontane, tipike për Gjestin, për të ngacmuar partneren e tij në mënyrë të dashur pas dasmës. /Telegrafi/
Të tjera
Veprimet ushtarake të Iz*raelit në Ga*za, të papranueshme
Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij
Dyshohet për një person të vrarë pranë burgut të Mitrovicës së Veriut