Pas barazimit zhgënjyes të Anglisë me rezultat 1-1 ndaj Danimarkës të martën, janë rritur gjasat që dy ekipet ta përfundojnë fazën e gruepve me numër identik të pikëve.
Ekipi i Gareth Southgate mori një epërsi të hershme ndaj danezëve me anë të Harry Kane i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Kyle Walker.
Që prej momentit të golit të barazimit Anglia nuk arriti ta menaxhojë mirë ndeshjen dhe mund të konsiderohen me fat që ia dolën të marrin të paktën një pikë nga ky takim.
Teksa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupe, ajo që shihej si e pamundur para fillimit të kësaj gare tani mund të “vihet në jetë”, pasi Anglia dhe Danimarka mund ta përfundojnë fazën e grupeve me numër identik të pikëve.
Në ndeshjen e fundit nëse Anglia barazon 1-1 me Slloveninë dhe Danimarka mposht me rezultat 1-0 Serbinë, atëherë të dyja ekipet do të kishin numrin e njëjtë të pikëve, goldallimin e njëjtë dhe numrin e njëjtë të golave të shënuar.
Megjithatë, UEFA ka menduar edhe për këtë skenar dhe tashmë ka vendosur se në rast se ndodh kjo do të merren për bazë numri i kartonëve të verdhë dhe të kuq.
Për fat të mirë të Anglisë, është Danimarka ajo e cila momentalisht numëron katër kartonë të verdhë krahasuar me vetëm një të “Tre Luanëve, andaj ata do të kualifikoheshin edhe në rast se skenari që përmendëm më lartë bëhet realitet.
Të tjera
Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte
Ragip Xhaka reagon ashpër pas ndeshjes Zvicër-Kosovë
Aviokompania gjermane njeh kufijtë kushtetues të Kosovës