Vila e sekuestruar e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit, vazhdon të ruhet nga Policia e Kosovës.
Por, më shumë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit administrativ që i hapi rrugë Ministrisë së Punëve të Brendshme për përdorim, objekti milionësh nuk është duke u shfrytëzuar.
Ministri Xhelal Sveçla pati thënë se do të shndërrohet në stacion policor.
Por, në Drejtorinë e Policisë në veri, thonë se numri i pjesëtarëve të Policisë që e ruajnë vilën është i mjaftueshëm.
Elshani nuk i përjashtoi telashet me kamerat e sigurisë, por theksoi se objekti është i sigurt.
Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Prishtinës dha pëlqimin për dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar të të akuzuarit kryesor për sulmin në Banjskë Milan Radojiçiq, pas plotfuqishmërisë së urdhrit ndalues përfundimtar.
Agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, dhënien me qira e kishte vlerësuar si një ndër format më të duhura për administrimin e tyre deri në përfundim të procesit gjyqësor.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj