Rreth 20,000 njerëz u evakuuan nga zonat në Berlin të premten në mëngjes.
Kjo ndodhi pas pas zbulimit të dy bombave të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa banorëve iu tha të evakuoheshin për shkak të “rrezikut vdekjeprurës” të një shpërthimi të mundshëm, sipas një paralajmërimi emergjence.
Ndërtesat qeveritare u mbyllën vonë të enjten pasi policia konfirmoi se një bombë e viteve 1940 ishte gjetur në lumin Spree më herët gjatë ditës. Bomba në lumin pranë Fischerinsel, e mbuluar me baltë, u gjet në një thellësi prej 4 metrash, gjatë përgatitjeve për punimet e ndërtimit në kryeqytet.
Rreth 7,500 njerëzve iu tha të largoheshin nga zona, në jug të lumit, dhe policia shkoi derë më derë duke u kërkuar vendasve në zonën turistike të Mitte të largoheshin. Një zonë përjashtimi prej 500 metrash u krijua rreth eksplozivëve, përfshirë edhe bashkinë e Berlinit.
Një bombë e dytë nga lufta që peshonte 100 kilogramë u gjet një ditë më parë, të mërkurën, në zonën e Spandaut, dhe pritet të çaktivizohet sot. Rreth 12,400 njerëz do të duhet të evakuohen nga zona përreth për të çaktivizuar bombën.



Të tjera
Trumpi në tërheqje të shortit për Botërorin 2026, ShBA-ja, Kanadaja e Meksika i mësojnë grupet
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit