Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim konsultativ ku do të diskutohet për rezultatin  zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Para këtij takimi janë deklaruar disa nga anëtarët e saj, deputet të zgjedhur.

Hykmete Bajrami ka thënë se në këtë takim do t’i shpreh qëndrimet e saja.

Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se pas këtij takimi do të thirret mbledhja e Kryesisë dhe aty do të merret vendimi kur është pyetur nëse do ta pranonte dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Edhe Anton Quni ka thënë se qëndrimet do t’i shpalos në takim.

Ndërsa, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti nuk janë deklaruar për media.