Il Corriere dello Sport pretendon se Chelsea mbetet e interesuar për Victor Osimhen, por Galatasaray po mendon ‘seriozisht’ nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit në janar dhe madje do të shpenzonte më pak se Blutë.
Osimhen aktualisht është në huazim te Galatasaray, dhe klauzola e tij e lirimit te Napoli është ulur në 75 milionë euro për verën e vitit 2025.
Sipas raportit, Chelsea mbetet i interesuar për Osimhen, por edhe Galatasaray po monitoron situatën.
Muajin e kaluar, nënpresidenti i klubit tha se Galata nuk do të ndahej me Osimhen në janar, duke shtuar se ata do të punonin për ta mbajtur lojtarin përtej 2025.
Rai Sport ishte i pari që raportoi për klauzolën e lirimit të Osimhen në janar, e cila, sipas transmetuesve italianë, është vendosur në 90 milionë euro.
Të tjera
Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent
Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e dashura
Botërori i Shqipërisë nën shenjën “11”, kuqezinjtë luajnë shansin e madh në Beograd