Chelsea po kërkon në mënyrë aktive blerës për disa nga lojtarët e saj për të mbledhur fonde për blerjen e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi.
Blutë po konsiderojnë ri-nënshkrimin e Guehi, i cili u shit te Palace për 20 milionë funte në vitin 2021, pas lëndimeve të Wesley Fofana dhe Benoit Badiashile.
Megjithatë, transferimi apo rikthimi i Guehit pritet të jetë sa i shtrenjtë po aq edhe i komplikuar për Blutë.
Sipas The Telegraph, Chelsea mund të ketë nevojë të largojë katër lojtarë për mbledhjen e fondeve për blerjen e Guehit.
I pari në listë është Kiernan Dewsbury-Hall, i cili u bashkua nga Leicester City verën e kaluar për 30 milionë funte dhe tani është në radarin e West Ham.
Carney Chukwuemeka, me një klauzolë lirimi prej 40 milionë funte në kontratën e tij, Axel Disasi, i cili nuk i përshtatet stilit të lojës së trajnerit Enzo Maresca dhe Cesare Casadei, i cili ka tërhequr interes nga klube në Holandë, Francë dhe Itali, janë gjithashtu kandidatë potencialë.
Chelsea gjithashtu mund të konsiderojë përdorimin e Trevoh Chalobah, aktualisht i huazuar në Palace, si një mjet shkëmbimi. Përndryshe, ata mund ta mbyllin huazimin e tij herët për të mbushur boshllëkun mbrojtës në vend që të ndjekin një marrëveshje për Guehi.



Të tjera
Trajnerja e njohur Andreja Ojstersek vjen në Kosovë për të udhëhequr kampin për të rinj
Arsyet pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë
Pesë shenjat që paralajmërojnë se hormonet po ndikojnë në peshë