Ka njerëz që fokusohen në një drejtim të caktuar dhe i përkushtohen me gjithë aftësitë e tyre atij drejtimi. Dikush në biznes, dikush në politikë, dikush në shkencë e kështu me radhë, në media, shëndetësi, arsim, kudo! Edi Rama është krejt ndryshe. Ai i do të gjitha, gjithçka që ka në këtë botë, edhe pushtetin, edhe pasurinë, edhe biznesin, edhe sportistin, edhe artistin, edhe bejtexhiun, edhe ikonashitësin, edhe fjalimmbajëtsin, edhe bejsbollistin, edhe eskavatoristin, edhe humoristin, edhe tallavaistin, edhe gajdexhiun, timonierin, pra gjithçka ka kjo botë. Dhe për t’i arritur të gjitha këto ai përdor gjithashtu të gjitha mjetet. Burgun për fatkeqët dhe kundërshtarët, fadromat për të gënjyerit e të mashtruarit prej tij, gojoren për deputetët, kërcënimin për të “pabindurit” jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, imtrigën po ashtu, talljen ose ironinë me këdo që i del përpara, deri me Donald Trump. Por talljen me Donald Trump e bëri se presidenti amerikan “nuk i doli askund përpara”!
Ndërkaq ai i ndërron partnerët sipas stinës. Kur i duhet Soros, bëhet dëshmitar i dasmave të babait dhe të birit me të njëjtin mbiemër, Soros. Kur ka nevojë për Trump, tërheq fijet e dhëndërrit të tij përmes Grennell. Kur ka nevojë për Erdogan shkon në Ankara dhe shan Micotaqisin. Kur e kërcënon Micotaqis, i thotë se “bëra shaka”! ndërkohë përdor shkes për ndërmjetësim. Melonin e provoi ta çojë te Trump si ndërmjetësuese. Nuk ia doli kryeministrja italiane të ndërmjetësojë. Pastaj “ngarkoi” Mark Rutten me këtë mision. Sërishmi dështoi. Dhe kur pa se nuk ia arrin t’i fusë në thes “të gjithë”, u kthye kundër presidentit amerikan. Fillimisht u tha europianëve se “dua të martohem me ju”! Dhe evropianët e duartrokitën. Më pas u tha se “ju europianët nuk duhet ta mbani shpresën të Amerika, merreni vetë në dorë fatin tuaj”! Ndërkohë fatin e shqiptarëve e ka parashkruar për t’i hedh përtej detit. Të martën e shkuar shkarkoi inatin e tij, duke u tallur me një deklaratë lapsus të Donald Trump. Thirri në mdihmë mikun e tij të përhershëm, Emmanuel Macron. Ky do hidhte batutën anti-Trump dhe Macron do t’i kërkonte falje. Si në këngën labe me të hedhur e me të pritur!” Ndërkohë jo pak politikanë të Europës u gajasën me talljen e Ramës në adresë të presidentit amerikan.
E gjitha ishte skenar. Për të tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe medies. Të tërheqësh vëmendjen është cilësi e pandashme e diktatorëve, autokratëve dhe delirantëve. Ata nuk jetojnë dot asnjë ditë pa shënuar diçka në kalendarin e të dukurit i “mençur”, “i zoti”, “i papërsëritshmi”, “i pazëvendësueshmi”, i “paarritshmi”! Ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Pasi ka arrit atë që do në pushtet e në pasuri, tani ka nevojë vetëm për vëmendje. Vëmendjen e dëshiron të çdo lloj forme, edhe përmes talljes me presidentin e Fuqisë më të Madhe në glob. Madje kjo i shijon shumë më tepër, sepse sa më i pushtetshëm njeriu me të cilin tallesh, aq më i madh i duket vetja.
Të tjera
Tani është koha e tij, hani rrush çdo ditë – Ja benefitet për trupin
Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
Vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta, interesi i qytetarëve mbi gjithçka