Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Albulena Haxhiut në lidhje me Listën Serbe.
Çitaku ka thënë se Lista Serbe nuk ka si ta shantazhojë PDK-në sepse nuk ka bërë kurrë marrëveshje të fshehta me ta.
“Lista Serbe nuk ka si të na shantazhojë, sepse ne nuk kemi bërë kurrë marrëveshje të fshehta e të ndyra me ta, as kundër veteranëve, as pazare të dështuara për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se qëndrimi i PDK-së është parimor dhe mbrojtje e rendit kushtetues.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini”.
“Jeni ju që keni lidhur paktet e turpit dhe keni rrënuar besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. Në mungesë të shumicës për të ndërtuar qeverinë, po bëni taktizime fëminore”, ka thënë ajo. /Gaazeta Express
Të tjera
Su*lmi në Banjskë, Plenkoviq kritikon BE-në që e kaloi sikur “nuk ndodhi asgjë”
Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së
Sulmi brutal i burrit të Haxhiut ndaj gjykatësit, reagon Supremja: Gjuhë e papranueshme, e dënojmë ashpër