Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, pas ndalimit të qasjes në Tik Tok në të gjitha institucionet shtetërore.
Çitaku ka thënë se Qeveria duhet të ndalojë edhe shkeljen e Kushtetutës.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky.
Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj” – ka shkruar Çitaku.
Të tjera
Është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit, kush ka dinjitet
Ekzekutohen pagesat e para për aplikuesit për tekstet shkollore
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza