Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi dhe institucionet e Kosovës po mbesin të bllokuara për fajin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas dështimit për herë të 25-të të konstituimit të Kuvendit, ajo i bëri thirrje LVV-së për reflektim pasi, siç tha ajo, Kosova është më e madhe sesa secili prej tyre veç e veç.
Çitaku: Kosova e bllokuar për shkak të LVV-së
“Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së LVV-së. Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, tha ajo.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë