Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka shumicë të re parlamentare, andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot, tha se seanca e vetme që mund të thirret në Kuvend është ajo për formimin e qeverisë së re, andaj çdo thirrje e seancës për diçka tjetër është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve.
Ajo tha se në takimin e nesërm te presidentja Osmani, liderët politikë duhet të dëshmojnë a ka shumicë të re parlamentare. Por sipas saj, në Kosovë po shihet se nuk ka shumicë parlamentare, andaj vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të formimit të qeverisë nga mandatari Albin Kurti, ka ftuar për ditën e premte liderët e partive politike. E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve.



Të tjera
Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës
Kreu i OKB-së dënon fuqishëm shkatërrimin e strukturave të OKB-së në Kudsin Lindor nga Izr@eli
Depresioni gjatë dimrit – Pse ndodh dhe si ta tejkalojmë?