Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar përmes facebook, ndaj deklaratave të Ministrës së Punëve të Jashme, Donika Gërvalla që i bëri para mërgatës shqiptare.
“Nuk na mjafton fitorja, u paska thënë Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës mërgatës sonë, në nje takim të thirrur nga një nga Ambasadat tona në Evropë.”, ka shkruar Çitaku.
“Pra, demokracia nuk mjafton, sepse demokracia, edhe me fitore, nënkupton pluralizëm. Nënkupton lirinë për tu mos pajtuar me shumicën. Nënkupton lirinë e fjalës. Nënkupton pavarësinë qytetare, intelektuale, politike, ekonomike. Por, jo.
Këta dojnë diktaturë. Kontrollë. Nënshtrim. ”, vazhdoi tutje ajo.



Të tjera
Si të jeni më të lumtur, 10 metoda të vërtetuara shkencërisht
Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim
Pesë shenja të mungesës së vitaminave që nuk duhen anashkaluar