Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë vendim të hënën nëse do t’ia votojë Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për kryetar të kuvendit.
Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryetarit të kuvendit është i qartë, se ai i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast grupit të VV-së.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së por as s’e ka bllokuar seancën”.
“Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”