Një gjykatëse, bashkë me një juri e përbërë nga 11 qytetarë në qytetin e Dorset në Anglinë Jugore, do të nisin të shqyrtojnë këtë të hënë, rrethanat e vetëvrasjes të emigrantit shqiptar Leonard Farruku, i cili në vitin 2023 u çua nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, në një anije hotel.
Tch ka siguruar raportin prej 65 faqesh, hartuar nga psikiatri Dr Dinesh Maganty, ku janë renditur një mori me neglizhenca, në ekzaminimin në kohë të problemeve shëndetësore të Leonardit.
Në raport, nënvizohet se në kushtet e një shëndeti mendor të rënduar, ai nuk duhet të çohej në anijen hotel nga Home Office.
Zemërimi, agresioni dhe hedhja e sendeve të Leonardit në recepsionin e hotelit thotë Dr Dinesh Maganty, tregojnë se ai kishte të menduar të çrregullt dhe nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht pasojat e veprimeve të tij.
Mospasja e kujdesit mjekësor, thekson raporti, vijoi edhe kur Leonard Farruku nisi të jetojë në anijen hotel Bibby Stockholm.
“Leonardi nuk u pa nga një mjek i përgjithshëm, një infermiere apo mjek specialist i shëndetit mendor në barkë. Atij iu caktua një shok dhome më 27 nëntor 2023, por nuk ndërveproi me të. Ai nuk dukej se fliste me njerëz të tjerë në barkë, ishte i izoluar dhe nuk ulej me askënd tjetër gjatë vakteve. Ai nuk doli nga dhoma e tij në barkë për 4 ditë midis 7 dhe 10 dhjetorit 2023 dhe më 10 dhjetor 2023 një banor tjetër e pa me sy të skuqur dhe mendoi se kishte qarë”.
Gjyqtarja Rachael Griffin do të dëgjojë palët në këtë proces e më pas do të publikojë vendimin dhe përgjegjësit për këtë ngjarje ku humbi jetën Leonard Farruku.
Të tjera
Dybala humb derbin e qytetit kundër Lazios
Zhegrova ftohet nga Juve për ndeshjen e sontme me Dortmundin
Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare