Futbollistëve të kombëtarëve të Zvicrës, duket se paratë nuk iu qëndrojnë në llogaritë bankare, apo thënë më mirë nuk i shpenzojnë kot.
Yjet e kombëtarës helvetike, po mendojnë seriozisht në atë se çka do të bëjnë pasi ta përfundojnë karrierën aktive si profesionistë në futboll.
Gazeta e njohur “Blick” i ka kushtuar një artikull, rreth asaj se si do t’i shpenzojnë milionat, transmeton Klankosova.tv.
Padyshim se këtu s’ka si të mungojë as dyshja me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Xhaka – stilist mode
Mesfushori i Bayer Leverkusenit ka zgjedhur të investojë milionat e tij në disa drejtime.
Së bashku me vëllanë e tij Taulantin dhe babanë Ragipin, kapiteni i kombëtares zvicerane është bashkëpronar i Generation Immobilien AG, me seli në Bazel. Bëhet fjalë për një biznes që merret me patundshmëri.
Para se të investonte në këtë biznes, Xhaka bleu një ndërtesë me apartamente në vitin 2018 – në Kantonin e Solothurnin, i cili sipas gazetës zvicerane, nuk është fort në modë. Ky kompleks ndodhet në komunën e Grenchen-it, 25 kilometra në veri të Bernit.
Portofoli i tij i pasurive të patundshme përfshin gjithashtu prona në Bazel dhe në Kosovë, vendlindjen e prindërve të tij, shkruan Blick.
Që nga viti 2020, Xhaka është marrë edhe me modën e veshjeve. Së bashku me disa partnerë, ai themeloi markën e tij të veshjeve “Grajo”. Xhaka shet veshje të përditshme për meshkuj.
Xherdan Shaqiri – pronar i një klubi të futbollit
Kampioni i Zvicrës me Baselin, Xherdan Shaqiri, i cili zyrtarisht u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2024, po riinveston pasurinë e tij të futbollit në futboll.
Në fillim të këtij viti, ai u bë aksionar minoritar në FC Rapperswil-Jona, atëherë në kategorinë e tretë të futbollit zviceran.
“Rappi është klubi perfekt për të mësuar nga afër menaxhimin”, pati thënë Shaqiri për Blick transmeton Klankosova.tv.
Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Shaqirin në sektorin e patundshmërive.
Ai ka kohë që planifikon të ndërtojë një shtëpi për familjen, një garazh, një pishinë të jashtme dhe një hidromasazh në qytetin e Rheinfelden-it.
Edhe pse e mori lejen për ndërtimin e shtëpisë në gushtin e vitit 2022, katër ankesa nga banorët deri më tani kanë penguar ndërtimin.
Megjithatë, së fundmi ai e siguroi lejen pasi fitoi rastin në Gjykatën e Lartë Federale.
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut