Çka po ndodh në Bosnje? – Eksperti i sigurisë: Situata atje vërtet mund të jetë serioze…

Autoritetet e sigurisë në Bosnje kanë tentuar të arrestojnë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, pas një vendimi gjyqësor që e dënon atë me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik ndodhej në Sarajevën Lindore për një takim me zyrtarë lokalë kur ndodhi tentativa për arrestim. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra për gjashtë vjet.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se situata atje është shumë serioze.

Postimi i plotë:

Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës nxjerri një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Tentativa për arrestimi s Dodik ishte, ngase gjatë ditës, Dodik kishte arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku planifikonte të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.