Diplomati britanik, John Stewart Duncan tha në Gjykatën Speciale në Hagë se ndërkombëtarët nuk kishin dëshmi se në Kosovë ka pasur dhunë të organizuar.
“Ne nuk kemi pasur dëshmi se ka qenë dhunë e organizuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duncan, ish-këshilltari politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se informacionet i merrnin nga komandantët e KFOR-it.
Atij iu paraqit një deklaratë e Clark, ku gjenerali amerikan thoshte se “dhuna duhet parë si spontane, sidomos në jug të Kosovës”.
Duncan pohoi, duke shtuar diçka për të: “Ishte e bazuar në informacionin që na vinte nga komandantët e KFOR-it dhe burimet e tjera”, tha ai.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)