Gjyqtari francez, Clément Turpin, është shpallur zyrtarisht arbitri më i mirë në botë për vitin e kaluar nga IFFHS.
Turpin u vlerësua për performancën e qëndrueshme dhe profesionalizmin në ndeshjet më të rëndësishme ndërkombëtare, ku ka udhëhequr me autoritet dhe drejtësi.
Gjatë sezonit të fundit, ai ka qenë protagonist në disa përballje kryesore të UEFA Champions League, duke fituar besimin e institucioneve të futbollit për të gjykuar edhe finale të mëdha dhe ndeshje me rëndësi të veçantë.
Me vendime të sakta dhe menaxhim të mirë të lojës, Turpin është konsideruar një nga figurat më të respektuara në arbitrazhin botëror, duke merituar kështu vlerësimin maksimal nga IFFHS për vitin që lamë pas.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë