Çmimi i derivateve në Kosovë ka lëvizur edhe sot.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur për Telegrafin se çmimi i furnizimit me shumicë i derivateve të naftës gjatë ditës së sotme është 1.54 euro.
Sipas tij, aktualisht në tregun e Kosovës çmimet e derivateve në pikat e karburantit ndryshojnë në varësi të operatorëve.
Ai shtoi se çmimet në treg mund të kenë dallime të vogla nga një pikë karburanti në tjetrën, varësisht nga kostot e furnizimit dhe faktorët e tregut.
Berjani po ashtu bëri të ditur se qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me derivate me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut.
Vendimi përcakton marzhë të fitimit prej 2 centësh për shitjet me shumicë dhe 12 centësh për shitjet me pakicë.
Rritja e çmimeve po vazhdon si pasojë e tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Tregjet globale të naftës kanë reaguar me rritje të çmimeve pas sulmeve të Iranit ndaj disa vendeve të rajonit, që erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.



Të tjera
Mungesa e gjumit ndikon shumë në gjendjen emocionale
Mot i vranët me shi dhe borë në Kosovë
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi